Belgjika, Lukaku lë grumbullimin dhe kthehet në Napoli, sulmesi një armë më shumë në duart e Contes në kampionat

Belgjika, Lukaku lë grumbullimin dhe kthehet në Napoli, sulmesi një armë më shumë në duart e Contes në kampionat

Romelu Lukaku merr vendimin të lërë grumbullimin e Belgjikës për t’u kthyer në Napoli. Sulmuesi ka nevojë të përmirësojë formën e tij fizike dhe kështu që nuk do të jetë pjesë e kombëtares së tij në ndeshjet miqësore kundër SHBA dhe Meksikës. Lajmi fillimisht u konfirmua nga Napoli dhe më pas edhe nga Federata Belge e Futbollit. ‘Romelu zgjodhi të përqendrohet te stërvitja për të optimizuar më shumë gjendjen e tij fizike-shkruhej në një komunikatë të Federatës Belge-e respektojmë vendimin e tij dhe i urojmë fat’. Romelu Lukaku pas dëmtimit të rëndë të pësuar në grumbullimin përpara filllimit të kampionatit, u rikthye në fushë në 25 janar duke luajtur për 11 minuta dhe që nga ai moment gjithnjë është aktivizuar në çastet e fundit të...