Serena Williams sërish në fushë në lojën dyshe në turneun “Queen’s” me një partnere 25 vjet më të re në moshë

Serena Williams sërish në fushë në lojën dyshe në turneun “Queen’s” me një partnere 25 vjet më të re në moshë

5 Qershor 2026 12:25 Telesport Serena Williams do të rikthehet në tenisin profesional disa vite pasi vendosi të tërhiqej. Ikona amerikane e tenisit botëror do të luajë javën e ardhshme në turneun e “Queen’s”, në lojën dyshe. Një turne i fushave me bar, ku Serena do të ketë si partnere një teniste 25 vjet më të re se ajo në moshë. Partnerja e saj është Victoria Mboko, një kanadeze 19-vjeçare, e renditur në vendin e 9-të në botë në lojën dyshe. Ishte vetë Mboko ajo që zbuloi se do të ketë “nderin” të luajë me 44-vjeçaren Williams, me një “wild card” (ftesë) në Queen’s Club javën e ardhshme. Të dyja u stërvitën në fushat me bar në Londrën Perëndimore të enjten. Mboko shkroi në një...