Sektori i Arbitrimit në FSHF me trajnim të rëndësishëm për arbitrat e Kategorisë së Parë në prag të fazës vendimtare
28 Prill 2026 17:04 Telesport Në kuadër të afrimit të ndeshjeve përmbyllëse të sezonit, Sektori i Arbitrimit në FSHF zhvilloi një takim pune me arbitrat e Kategorisë së Parë, me fokus përgatitjen sa më të mirë për fazën më të rëndësishme të kampionatit. Aktiviteti nisi me një seancë stërvitore me karakter relaksues dhe motivues, e cila synoi forcimin e aspektit fizik dhe përqendrimit mendor të arbitrave, në funksion të rritjes së performancës në fushën e lojës. Më pas, takimi vijoi në sallën e mbledhjeve, ku u analizuan situata konkrete nga ndeshjet e fundit, si dhe u diskutuan çështje organizative dhe teknike në kuadër të fazës “Final Four”. Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e vijueshmërisë, konsistencës dhe uniformitetit në vendimmarrje, si dhe menaxhimi profesional i...
Burimi:
telesport.al