Scaloni: Lojtarët përfunduan të rraskapitur. Kishin ngërçe, luajtën 120 minuta dhe dhanë gjithçka në fushë

Scaloni: Lojtarët përfunduan të rraskapitur. Kishin ngërçe, luajtën 120 minuta dhe dhanë gjithçka në fushë

4 Korrik 2026 8:23 Alfred Lleshi Pas fitores dramatike 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, theksoi se ndeshja ishte një provë e vërtetë karakteri për kampionët e botës. Ai deklaroi: “Nuk ka ndeshje të lehta në fazën me eliminim direkt”. Më tej shtoi: “Lojtarët përfunduan të rraskapitur. Kishin ngërçe, luajtën 120 minuta dhe dhanë gjithçka në fushë”. Scaloni hodhi poshtë idenë se skuadra e tij e kishte nënvlerësuar kundërshtarin: “Nuk e nënvlerësuam Kepin e Gjelbër. Luajtëm me zemër dhe luftuam deri në fund”. Trajneri pranoi se përjetoi momente tensioni pas golit spektakolar të barazimit të Lopes Cabral: “Po, u tremba, por kjo është Argjentina: të vuash, të luftosh dhe të vazhdosh përpara”. Në fund shtoi se kjo fitore do ta bëjë skuadrën...