Scaloni: Fansat po e shijojnë Messi dhe Argjentinën, por do të ketë momente kur do të vuajmë

Scaloni: Fansat po e shijojnë Messi dhe Argjentinën, por do të ketë momente kur do të vuajmë

26 Qershor 2026 12:28 Telesport Pas fitores 2-0 të Argjentinës ndaj Austrisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, kampionët e botës në fuqi siguruan matematikisht kualifikimin për më tej. Ndeshja e fundit ndaj Jordanisë do të jetë një formalitet për Argjentinën. Trajneri Lionel Scaloni tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur që kishte siguruar kualifikimin për raundin tjetër dhe theksoi pjekurinë e skuadrës së tij në përballimin e momenteve të vështira. Edhe një herë ai thuri lëvdata për Lionel Messi, që I ka shënuar të 5 golat e Argjentinës në këtë turne. “Kur Leo aktivizohet, të gjithë aktivizohen. Nuk di çfarë tjetër të them më shumë për të“, deklaroi Scaloni. Pavarësisht se u etiketua si një nga favoritët pas triumfit në Katar 2022,...