Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

Ish-fantazisti i Milan-it ka folur me emocione për ish-kapitenin kuqezi, i ndarë nga jeta tashmë. Mes rrëfimeve të tij për Franco Baresi-n, Dejan Savicevic ngre dhe një akuzë, duke thënë se është turp që ai nuk ka fituar “Topin e Artë”. “Ishte kapiteni im, më donte shumë. Milani ishte ai, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë më si ai”, – tregon Savicevic nga shtëpia e tij në Budva të Malit të Zi. “Ishte një njeri i madh, një shok i madh skuadre, një lojtar i jashtëzakonshëm. Kuptonte gjithçka, një vizion loje i pabesueshëm. San Siro këndonte: ‘Një kapiten, ka vetëm një kapiten’. Beckenbauer-in e kam parë kur isha në moshë të vogël, një kampion me klas. Baresi ishte si ai. Baresi dhe Paolo...