San Antonio hakmerret ndaj Minnesota dhe barazon serinë, New York mposht sërish Phila

San Antonio hakmerret ndaj Minnesota dhe barazon serinë, New York mposht sërish Phila

New York udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Philadelphia, pas fitores 108-102 në sfidën e dytë mes tyre. Skuadra nju-jorkeze i fitoi të dyja përballjet në fushën e saj. Një përballje e ekuilibruar deri në fund, ku për vendasit u dalluan Jalen Brunson me 26 pikë e OG Anunoby me 24 pikë. Për Philadelphia, Tyrese Maxey realizoi 26 pikë, por që s’mjaftuan. Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e San Antonio mundi thellë 133-95 Minnesota, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Ekipi i Spurs këtë herë nuk zhgënjeu në fushën e tij. Ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, ku për Spurs 7 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë. Madje 55 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale (1-4), Detroit – Cleveland, (1-0)...