Samoel Rrasa medalje argjendi në stilin e shkëputjes, në botërorin e kategorisë junior
4 Maj 2026 8:43 Telesport Një tjetër medalje i është shtuar peshëngritjes shqiptare. Shtangisti Samoel Rrasa ka marrë medalje argjendi në Botërorin e kategorisë Junior, turne që po zhvillohet në Ismaila të Egjiptit. Në peshën 65kg, Rrasa u rendit i dyti në stilin e shkëputjes, duke marrë medalje argjendi. Në këtë stil, ai i realizoi me sukses të trija provat, duke ngritur 126kg, 130kg dhe në fund 134kg. Në stilin e shtytjes, Rrasa realizoi vetëm provën e parë me 152kg, ndërsa dështon dy herë të ngrejë 156kg. Për pasojë, në këtë stil ai renditet në vendin e pestë, ndërsa në dygarësh me 290kg, ai u klasifikua i katërti. Një paraqitje e shkëlqyer e mundësit të ri shqiptar, që premton shumë për të ardhmen. Rezultatet e...
Burimi:
telesport.al