Salah ikën në fund të sezonit, Liverpool e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të egjiptianit
1 Mars 2026 18:42 Telesport Mohamed Salah po luan sezonin e fundit me Liverpool-in, pasi do të largohet në verë, një vit para përfundimit të kontratës. E ardhmja e egjiptianit pritet të jetë në MLS ose në Arabinë Saudite. Ndërkohë, Liverpool ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e denjë për pozicionin e Salah. Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se emri i parë në listën e Liverpool, është ylli i Real Madridit, Rodrygo. Braziliani u përfol shumë gjatë verës së kaluar për një largim të mundshëm nga “Los Blancos”, por në fund vendosi të qëndrojë. Megjithatë, situata mund të ndryshojë këtë verë, ku braziliani nuk ka qenë një titullar i mirëfilltë, gjë që mund ta shtyjë drejt një aventure të re. Rodrygo është...
Burimi:
telesport.al