Saka: I emocionuar për Kupën e Botës, gati të ndihmoj Anglinë dhe Tuchel për të arritur objektivin
Sulmuesi anglez Bukayo Saka u shpreh se është i emocionuar që të përjetojë një Kupë Bote nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel. Fushata e Anglisë në turneun amerikan të fillojë kundër Kroacisë të mërkurën. Kupa e Botës do të jetë turneu i katërt ndërkombëtar i madh për Saka, por i pari që nuk mbikëqyret nga Gareth Southgate. Megjithatë, anësori ka pranuar se është i emocionuar që do të punojë nën drejtimin e Tuchel këtë verë dhe pohoi se ai dhe shokët e tij të ekipit ‘po presin me padurim’ të hyjnë në fushë. “Mendoj se Thomas Tuchel është një trajner i shkëlqyer. Personalisht jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Lojtarët janë të gjithë me humor të mirë. Thjesht po mezi pres ta nis këtë...
Burimi:
telesport.al