Rrëzim brutal, kinezja Jiayu Liu transportohet me slitë emergjence

Rrëzim brutal, kinezja Jiayu Liu transportohet me slitë emergjence

Për disa minuta, tribunat e “Livigno Snoë Park” mbetën në heshtje të plotë. Mijëra spektatorë prisnin në ankth, ndërsa shërbimet mjekësore po i jepnin ndihmën e parë sportistes kineze Jiayu Liu, e cila pësoi një rrëzim të rëndë në segmentin final të zbritjes së saj të dytë kualifikuese. Në një nga uljet e saj të fundit, nënkampionia olimpike e “Pyeongchang 2018” ngeci me rrëshqitësen në dëborë, çka i shkaktoi një humbje të menjëhershme ekuilibri. Me një shpejtësi të madhe, ajo u përkul mbrapsht dhe mbeti e palëvizshme në pistë. Sportistes iu dha menjëherë ndihma mjekësore ndërhyri menjëherë dhe u transportua me slitën e emergjencës. Edhe pse do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme, stafi mjekësor ka bërë të ditur se është pak e mundshme që sportistja...