Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Futbollisti i Kombëtares Rey Manaj, në një intervistë ekskluzive në emisionin “Opinion” në Tv Klan, rrëfeu mbi karrierën e tij futbollistike. Manaj u shpreh se kur ka marrë rrogën e parë, gjënë e parë që bëri, ishte që hoqi mamanë nga puna. “Kur mora rrogën e parë si profesionist në futboll isha 16 vjeç dhe hoqa mamanë nga puna. I thashë që nuk ke nevojë që të punosh”, deklaroi ai. Manaj zbuloi se rroga e parë e tij si profesionist në futboll ka qenë 6 mijë euro në muaj. Më tej, Manaj tregoi rrugëtimin e tij në klubet e Serisë A dhe më tej edhe për eksperiencën tek Interi e tek Barcelona. “Më bëhet qejfi që çdo gjë shkoi mirë në eliminatore për Shqipërinë. Dhe ai...