Rosenior i kënaqur me fitoren ndaj Aston Villa: Nëse luajmë në atë nivel, do të jemi në një pozicion të mirë
Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, deklaroi se ishte i kënaqur me fitoren 4-1 në fushën e Aston Villa, e cila e ngushtoi në 3 pikë diferencën mes dy skuadrave në Premier League, që janë në luftë për vendin e katërt dhe të fundit që të kualifikon në Champions League. I pyetur nëse ishte mbrëmja perfekte, Rosenior u përgjigj: “Mund ta kishim mbajtur portën të paprekur. Ishte një mbrëmje vërtet e mirë. Isha shumë krenar për ta dje. Kemi pasur disa goditje dhe kemi folur për një reagim pozitiv.” Më tej, duke folur për rëndësinë e fitores, Rosenior tha: “Është e rëndësishme vetëm nëse e mbështesim me fitore të tjera. Duhet të jemi të qëndrueshëm. Kemi një ndeshje të madhe në FA Cup kundër Wrexham”. “Pastaj...
Burimi:
telesport.al