Rosenior: Edhe unë do ta kisha fishkëllyer ekipin në pjesën e parë, përmbysja ishte fantastike
Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka pranuar se do ta kishte fishkëllyer performancën e ekipit të tij në përfundim të 45 minutave të para të ndeshjes fituar 3-2 ndaj West Ham. Një pjesë ku “blues” luajtën dobët dhe ishin në disavantazh 0-2 para se të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë. Lojtarët e Chelsea u pritën me fishkëllima teksa shkonin në dhomat e zhveshjes, çka duket se ka motivuar futbollistët. “Duhet të them se tifozët ishin të mrekullueshëm në pjesën e dytë,” tha Rosenior. “Ata kishin të drejtë që fishkëllyen. Do ta kisha fishkëllyer edhe unë skuadrën në pjesën e parë. Performanca jonë nuk ishte aspak afër nivelit që duhej të ishte në aspektin kolektiv, në aspektin e energjisë dhe vendimmarrjes sonë”, shtoi trajneri i...
Burimi:
telesport.al