Rooney kritikon Kane për deklaratat “avokuese” pas PSG: Është e papranueshme…

Rooney kritikon Kane për deklaratat “avokuese” pas PSG: Është e papranueshme…

Wayne Rooney nuk është aspak dakord me deklaratat e Harry Kane pas PSG-Bayern 5-4, ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League. Ish-sulmuesi anglez nuk ndan të njëjtin mendim me yllin e Bayern Munich, i cili pas humbjes vlerësoi mbrojtjen e skuadrës së tij, pavarësisht se pësoi 5 gola. “Mbrojtësit qendrorë ndonjëherë ishin në mesfushë, ndonjëherë në sulm dhe ndonjëherë në krahë kundër anësorëve. Kam respekt të madh për ta. Është një punë shumë e vështirë. Mendoj se ishin të shkëlqyer”, – deklaroi ish-lojtari i Tottenham, duke habitur Rooney, i cili megjithatë theksoi se e vlerëson shumë Kane. “Më pëlqen shumë Harry Kane, por a mund t’i lavdërojë kështu mbrojtësit? Është e papranueshme. Ndoshta, duke qenë shokë skuadre, po përpiqet t’u japë besim për javën tjetër....