Ronaldo shënon golin e parë si 41-vjeçar, Al-Nassr merr fitoren e shtatë radhazi dhe tani ëhstë në garë për titullin (video)

Ronaldo shënon golin e parë si 41-vjeçar, Al-Nassr merr fitoren e shtatë radhazi dhe tani ëhstë në garë për titullin (video)

14 Shkurt 2026 21:10 Telesport Al-Nassr ka marrë fitoren e shtatë rresht në Ligën Profesioniste në Arabinë Saudite. “Viktima” e radhës ishte Al-Fateh, që u mund me shifrat 0-2. Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të, ku pas një asisti të Sadio Mane, Cristiano Ronaldo e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Ky është goli i 962-të në karrierën e yllit portugez, ndërsa është goli i parë si 41-vjeçar. SHIKOGOLIN Golin që vulosi fitoren e shënoi i sapofuturi në fushë, Ayman Yahya, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të Kinglsey Coman. Al-Nassr fiton 0-2 dhe tani është vetëm 1 pikë larg vendit të parë, Al-Hilal, pas 21 javësh. SHIKOGOLIN2