“Ronaldo ndali avionin që të na priste ne, e kam parë Baggion duke qarë”

“Ronaldo ndali avionin që të na priste ne, e kam parë Baggion duke qarë”

Nga viti 1995 deri sot, Javier Zanetti është Interi, po aq sa Interi është Zanetti. Fillimisht lojtar, më pas kapiten dhe sot zv.president, argjentinasi i vitlindjes 1973 rrëfen për “Corriere dello Sport” historinë e tij zikaltër, duke nisur nga vera e vitit 1995, kur mbërriti në Milano bashkë me Sebastian Rambert: “Gazetarët nuk më konsideruan fare, isha i padukshëm, sikur të isha shoqëruesi i tij”. Duke folur për shokët e skuadrës, Zanetti ndalet te Ronaldo “Fenomeni”, jo vetëm për atë që bënte në fushë: “Më 20 dhjetor luanim në ‘San Siro’ kundër Romës dhe fluturimi i fundit për Amerikën e Jugut ishte në 22:30, ndërsa ndeshja ishte ende duke u luajtur. Ronaldo tha: kush duhet të largohet me mua, të bëjë dush për dy minuta...