Ronaldo Jr drejt Europës, ja klubet gjigante që interesohen për 16-vjeçarin

Ronaldo Jr drejt Europës, ja klubet gjigante që interesohen për 16-vjeçarin

8 Maj 2026 13:20 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo Jr. mund të rikthehet së shpejti në Europë. Nuk bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo, aktualisht tek Al Nassr, por për djalin e tij, i lindur në vitin 2010, i cili po spikat me ekipet zinxhir të klubit arab. Sipas “The Sun”, talenti i ri ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha europiane. Në garë janë skuadrat ku ka luajtur edhe babai i tij; Sporting CP, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Interesim kanë shfaqur gjithashtu PSG dhe Bayern Munich. Në Itali, përveç Juventusit, situatën po e ndjekin edhe Interi me Atalantën. Fituesi i Botërorit U-17 nëntorin e kaluar mund të heqë dorë nga mundësia për të luajtur përkrah të atit, për t’u zhvilluar në Europë....