Ronaldo, 40 gola larg rekordit shekullor. Al-Nassr fiton në transfertë dhe nuk heq dorë nga gara për titullin (video)
21 Janar 2026 20:26 Telesport Al-Nassr ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertën ndaj Damac me shifrat 1-2, e vlefshme për javën e 16-të në ligën profesionale saudite. Al-Nassr gjeti avantazhin që në minutën e 4-të me Abdulrahman Ghareeb, i cili shënoi me një goditje të lehtë brenda zonës. Pjesa e parë do të mbyllej 0-1 për miqtë. SHIKOGOLIN Në fillim të pjesës së dytë, Al-Nassr shënoi golin e dytë me Cristiano Ronaldo, i cili gjeti rrjetën pas një asisti nga portugezi tjetër Joao Felix. Ky është goli i 960 në karrierë për Cristiano Ronaldon, ku tani i kanë mbetur edhe 40 gola për të arritur shifrën 1000 gola. SHIKOGOLIN Vendasit ngushtuan shifrat në vazhdim, ndërsa rezultati përfundimtar u regjistrua 1-2 për Al-Nassr....
Burimi:
telesport.al