Romario “bekon” huazimin e Endrick: E ka golin në gjak, shpresoj të bëjë hapin përfundimtar

Romario “bekon” huazimin e Endrick: E ka golin në gjak, shpresoj të bëjë hapin përfundimtar

30 Dhjetor 2025 12:25 Alfred Lleshi Lyoni ka konfirmuar traditën e vet historike braziliane duke siguruar huazimin e Endrick, sulmuesit të Real Madridit, i lindur në vitin 2005, në një nga operacionet më të rëndësishme të Ligue 1 në vitet e fundit. Talenti i ri, i rritur te akademia e Palmeiras, mbërrin në Francë me synimin për ta rilançuar karrierën e tij europiane, pas një periudhe të vështirë në Madrid, ku pati pak vazhdimësi. Në Brazil, kalimi i Endrick te Lyoni ka ngjallur entuziazëm të madh. Mes atyre që e ndjekin nga afër është Romario, legjendë e Brazilit dhe kampion bote më 1994: “Endrick është një nga talentet e mëdhenj të Brazilit. Fatkeqësisht te Real Madridi nuk pati shumë mundësi, por është një lojtar cilësor;...