Roma fiton në ‘Olimpico’ dhe kap Juven në zonën Champions, Atalanta rigjen suksesin e plotë në Serie A

Roma fiton në ‘Olimpico’ dhe kap Juven në zonën Champions, Atalanta rigjen suksesin e plotë në Serie A

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të hënën dy ndeshjet e radhës për raundin e 24-t. Sfida e fundit e kësaj jave, ajo mes Milanit dhe Comos do luhet më 18 shkurt në orën 20:45, e spostuar me disa ditë për shkak të Olimpiadës Dimërore ‘Milano Cortina 2026’. Dje në mbrëmje, Atalanta mposhti 2-1 Cremonesen, ndërsa Roma fitoi pastër 2-0 kundër Cagliarit. Pas këtij raundi është Interi me 58 pikë që prin tabelën e klasifikimit. Në ‘Olimpico’, vendasit e Romës nuk e patën të vështirë të fitonin 2-0 kundër Cagliarit. Për djemtë e Gasperinit autori i dy golave ishte Donyell Malen, afrimi i merkatos së janarit. Holandezi 27-vjeçar shënoi në minutat 25 dhe 65 për të rikthyer Romën te fitorja pas dy takimeve. Me...