Rodri për Ronaldon: Portugalia duhet të jetë jashtëzakonisht krenare për të

Rodri për Ronaldon: Portugalia duhet të jetë jashtëzakonisht krenare për të

8 Korrik 2026 13:55 Alfred Lleshi Mesfushori spanjoll Rodri ka shprehur admirimin e tij për Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar portugezin një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. “Të flasësh për Cristiano Ronaldon do të thotë të flasësh për një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit”, – deklaroi fituesi i “Topit të Artë”. Rodri veçoi sidomos forcën mendore dhe etjen e pafundme për sukses të CR7: “Mentaliteti i tij, mënyra si e kupton lojën, dëshira e vazhdueshme për të shënuar dhe për të dhënë gjithmonë maksimumin. Mendoj se në moshën 41-vjeçare kjo është vërtet e jashtëzakonshme”. Në fund, ylli i Spanjës dhe i Manchester City vlerësoi ndikimin që Ronaldo ka pasur te vendi i tij: “Mendoj se Portugalia duhet të jetë jashtëzakonisht...