Rodri: Nuk duhej të kishim barazuar në debutim, ky rezultat është një leksion për ne

Rodri: Nuk duhej të kishim barazuar në debutim, ky rezultat është një leksion për ne

16 Qershor 2026 12:23 Telesport Barazimi i pabesueshëm i Spanjës kundër Kepit të Gjelbër (0-0 rezultati) e la pa fjalë edhe Rodri, mesfushorin e “Furive të Kuqe”. Ai ka dhënë një deklaratë sot për mediat, duke shprehur zhgënjimin e tij. “Nuk duhej të kishte ndodhur kështu”, pranoi 29-vjeçari spanjoll, që shtoi: “E dinim se do të na duhej durim, por thjesht nuk mundëm të shënonim. Të luash kundër një skuadre kaq fizike dhe mbrojtëse është gjithmonë e vështirë”. “Aspekti pozitiv është se ata nuk krijuan pothuajse asgjë në sulm. Kur përballesh me skuadra të tilla, që mbyllen në gjysmëfushën e tyre duhet të përfitosh nga ajo që krijon. Ne krijuam por nuk shënuam”, tha Rodri. “E dimë se humbëm një shans të mirë, por ky...