“Rilindja” e gjigantit të futbollit, nga burgu tek ekranet e Netflix: Dua të jem i keqi te James Bond
John Carew, ish-sulmuesi norvegjez 1.95 m, që luajti te Valencia (2000–2004) dhe Aston Villa (2007–2011), po shkëlqen si aktor në Netflix pas dënimit me 14 muaj burg më 2022 për shmangie tatimore në Norvegji, pasi nuk deklaroi të ardhurat dhe pasurinë mbi 26 milionë euro (midis viteve 2014 dhe 2019). “Dua të jem i keqi në një film te James Bond”, – pranoi ish-lojtari 46-vjeçar për “The Athletic”. Carew, që u tërhoq nga futbolli më 2012, pas eksperiencës te West Ham, tha: “Dua të jem dora e djathtë e të keqit në film, si një vrasës i heshtur që humbet ndaj Bond në mes të rrugës”. Ish-ylli i Premier League filloi mësimet e aktrimit më 2009 dhe pranoi se kishte pasur interes gjatë karrierës së...
Burimi:
telesport.al