Rikthim me fitore pas 8 vitesh mungesë, Shqipëria mund 3-1 Luksemburgun në Ligën Europiane të Volejbollit

Rikthim me fitore pas 8 vitesh mungesë, Shqipëria mund 3-1 Luksemburgun në Ligën Europiane të Volejbollit

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra fitoi sot 3-1 ndaj Luksemburgut në Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit). Ndeshja e luajtur në Odensa të Danimarkës ishte e vlefshme për fazën eliminatore të këtij turneu. Në grupin eliminator janë edhe vendi organizator e Lituania. Një fitore me përmbysje e vajzave kuqezi (drejtohen nga italiani Nicola Cornelli), që e nisën jo mirë sfidën, duke humbur 21-25 setin e parë. Më pas, Shqipëria “zgjohet”, luan mirë dhe dominon në fushë, duke fituar tri setet e tjera (25-17, 25-15, 25-14) dhe tregon forcën e saj dhe objektivat për të kaluar në turin tjetër. Një fitore e merituar e vajzave kuqezi, që të udhëhequra në fushë nga kapitenia Erblira Bici, bënë diferencën. Pikërisht Bici ishte liderja e ekipit,...