Rikthehet “hajmalia” e Argjentinës! FIFA cakton arbitrin e finales së Katarit për ndeshjen e parë në Botëror
FIFA ka ndarë mendjen për njërën nga ndeshjet më interesante të fazës së grupeve. Arbitri i njohur polak, Szymon Marciniak, është përzgjedhur zyrtarisht për të ndarë drejtësinë në sfidën mes Argjentinës dhe Algjerisë në Botërorin 2026. Ky vendim ka ngjallur menjëherë interes dhe buzëqeshje te tifozët argjentinas, pasi Marciniak ka një histori tejet të veçantë me “Albicelestet”. Ai ishte njeriu që drejtoi finalen historike të vitit 2022 mes Argjentinës dhe Francës, si dhe ndeshjen e tyre në fazën e grupeve kundër Australisë. Një rekord unik në këtë Botëror Për polakun, ky do të jetë Botërori i tretë në karrierë si arbitër kryesor. Në një turne ku FIFA ka angazhuar plot 52 arbitra kryesorë, 88 ndihmës dhe 30 zyrtarë VAR, Marciniak mban një status special: ai...
Burimi:
javanews.al