Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj i ka dhënë fund aventurës me Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa mbyllja e bashkëpunimit mes palëve është konfirmuar nga ekipi në fjalë. Euronews Albania ka mësuar se futbollisti nga Lushnja ka vendosur të kthehet në kampionatin turk, konkretisht te Sivasspor, skuadër fanellën e së cilës e ka mbajtur veshur edhe më herët. Këta të fundit aktualisht luajnë në ligën e dytë turke, pasi ranë nga Superiorja edicionin e shkuar, ndërsa synim mbetet rikthimi në elitë. Në kontratën e parashtruar për Manajn përflitet për 5.5 vite, ku futbollisti do të marrë afro 1 milionë euro vetëm në këtë pjesë të mbetur të sezonit. Gjithashtu në rast se Sivasspor siguron kthimin në elitë, shpërblimi për Manaj do të jetë 200 mijë euro....