Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion
Ndeshjet gjysmëfinale të playoffit të zhvilluara këtë të enjte kanë sjellë ndryshime në klasifikimin e FIFA, ndryshime që kanë prekur edhe Kombëtaren shqiptare dhe atë të Kosovës. Padyshim që pas disfatës me Poloninë në Varshavë për kombëtaren kuqezi pritej një rënië në renditje dhe në fakt kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë humbur 1 pozicion dhe e shohin veten në vendin e 64 me 1391.64 pikë, 9.42 pikë më pak se në klasifikimin e mëparshëm. Ndërsa Kosova që arriti një rezultat historik duke mundur Sllovakinë për t’u kualifikuar për në finalen e playoffit vijon të fitojë pozicione dhe këtë radhë është ngjitur edhe me një shkallë në klasifikim duke shkuar në vendin e 78 me 1325.43 pikë duke fituar 16.59 pikë në krahasim me renditjen...
Burimi:
javanews.al