Rekordmeni i këtij Botërori drejt transferimit te Liverpool, por duhet pritur sa të bëjë 18 vjeç

Rekordmeni i këtij Botërori drejt transferimit te Liverpool, por duhet pritur sa të bëjë 18 vjeç

5 Korrik 2026 9:45 Telesport Gilberto Mora është një nga emrat e rinj që ka spikatur në këtë Botëror. Ai është lojtari më i ri në historinë e Meksikës që ka luajtur në Botëror, 17 vjeç e 240 ditë. Po ashtu ai është lojtari i dytë më i ri në histori që luan si titullar në një ndeshje me eliminim direkt në Botëror, duke qëndruar pas legjendës Pele. Pavarësisht se për momentin është i fokusuar te Kupa e Botës, Gilberto Mora ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha. Telegraph zbulon se Liverpool ka treguar gatishmërinë e plotë për të paguar klauzolën e tij prej 25 milionë euro të vendosur nga Club Tijuana, që zotëron kartonin e tij. Mora është nën kontratë me klubin meksikan...