Rekordi i Vinicius në Champions, që lë pas Haaland dhe Mbappé
27 Shkurt 2026 14:10 Alfred Lleshi Kur vijnë fazat vendimtare të Champions League, Vinícius Júnior shndërrohet në liderin kryesor të Real Madridit në Europë. Sulmuesi brazilian konfirmoi formën edhe ndaj Benfica, duke shënuar nga një gol si në Portugali, ashtu edhe në Madrid, në një ndeshje ku mungonte golashënuesi kryesor i ekipit, Kylian Mbappé. Në 5 sezonet e fundit, Vinicius është lojtari më vendimtar në Champions për sa i përket kontributit në gola. Që nga sezoni 2021-22, ai ka arritur 22 aksione goli (12 gola dhe 10 asistime), më shumë se çdo lojtar tjetër. Pas tij renditet Mbappé me 18 aksione goli (17 gola dhe 1 asistim), ndërsa vendin e tretë e mban Erling Haaland me 17 aksione goli (14 gola dhe 3 asistime). Shpresat...
Burimi:
telesport.al