Reali luan “tenis” me Monaco-n, Vinicius-Mbappe të papërmbajtshëm, Arbeloa: Mbrëmje e madhe, diferencën e bëri…Bernabeu

Reali luan “tenis” me Monaco-n, Vinicius-Mbappe të papërmbajtshëm, Arbeloa: Mbrëmje e madhe, diferencën e bëri…Bernabeu

Në momentin më delikat, ku si rrallë herë, Reali është përfshirë në një krizë të fortë, me në fund tifozët e “Los Blancos” përjetuan një mbrëmje të madhe, shijuan një futboll të bukur ofensivë ku dyshja Vinicius-Mbappe dhuruan spektakël përballë Monaco, dolën me 3 pikë pas suksesit të thellë 6-1. Vinicius ishte në versionin e tij më të mirë, me brazilianin që ishte i papërmbajtshëm, por perfekt ndaj ish ekipit të tij ishte edhe Mbappe, me “bomberin” francez që realizoi një “dopietë” golash, fillimisht u shërbye nga Valvarde në minutën e 5-të, ndërsa në minutën e 26-të Vinicius e ftoi me portën e boshatisur duke dyfishuar shifrat. Historia nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me Vinicius që vijoi duke shërbyer, në minutën e 51-të...