Real Madridi mendon tashmë për sezonin e ardhshëm; objektivi është të bindë trajnerin e njohur

Real Madridi mendon tashmë për sezonin e ardhshëm; objektivi është të bindë trajnerin e njohur

15 Janar 2026 13:44 Alfred Lleshi Kur Álvaro Arbeloa mori drejtimin e Real Madridit në fillim të javës, vështirë se priste eliminimin në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit nga një skuadër që lufton për të mos rënë nga “Segunda Division”. Megjithatë, Albacete iu shkaktoi një humbje historike “Los Blancos”, duke ndezur menjëherë kritikat ndaj ish-mbrojtësit të djathtë. Zgjedhjet taktike dhe disa deklarata, të perceptuara si thumbime ndaj Xabi Alonsos, i shtuan polemikat. Reali duket qartazi në krizë dhe, sipas shumicës së vëzhguesve madrilenë, Arbeloa nuk shihet si njeriu i duhur për këtë fazë delikate. Sipas “Cadena SER”, drejtuesit po punojnë tashmë për një trajner të ri. Arbeloa pritet ta mbyllë sezonin si trajner i përkohshëm, përveç një kolapsi total që do ta përshpejtonte ndryshimin....