Real Madrid përmbys Atletic-on për tre minuta, në fillim të pjesës së dytë (video)
22 Mars 2026 22:22 Telesport Real Madrid ka përmbysur për tre minuta disavantazhin 0-1 të pjesës së parë në derbin ndaj Atletico Madridit. Në minutën e 52-të, Vinicius Junior shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të David Hancko ndaj Brahim Diaz. Në minutën e 56-të ishte Federico Valverde që shënoi golin e dytë, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga mbrojtësit e Atletico Madridit. Kujtojmë se “Colchoneros” e mbyllën në avantazh pjesën e parë, falë golit të Ademola Lookman. Në gjysmë sezonin e tij të parë me Atletico Madridin, Ademola Lookman ka shënuar edhe ndaj Barcelonës edhe ndaj Real Madridit. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al