“Reaguam mirë pas shkarkimit të Rosenior, një trofe do të thotë shumë për Chelsea”
27 Prill 2026 8:39 Telesport Robert Sanchez luajti një nga ndeshjet e tij më të mira për Chelsea. Portieri spanjoll bëri dy pritje të shkëlqyera në gjysmëfinalen e FA Cup kundër Leeds dje, duke i lejuar “blues” të mbanin portën e paprekur dhe të avanconin në finale kundër Manchester City. “Është fantastike. Djemtë reaguan siç duhej pas shkarkimit të ish-trajnerit Rosenior. Ne të gjithë u përpoqëm të qëndronim pozitivë në stërvitje dhe tani kemi mundësinë të luajmë në një finale tjetër. Është diçka për të cilën kemi punuar kaq shumë dhe është e pabesueshme“, tha Sanchez. “Jam i lumtur, gjithmonë përpiqem të bëj punën time. Kalojmë nëpër ulje-ngritje, por jam shumë i kënaqur me sezonin që kam pasur. Gjëja e rëndësishme është ta përfundoj atë...
Burimi:
telesport.al