Reagimi i Casillas për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi e “armiqëson” me tifozët

Reagimi i Casillas për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi e “armiqëson” me tifozët

29 Prill 2026 14:26 Alfred Lleshi Zërat për një rikthim të mundshëm të Jose Mourinho te Real Madridi kanë shkaktuar reagime të shumta. Një prej tyre është bërë “viral” dhe i përket Iker Casillas. Ish-portieri, që ka pasur marrëdhënie jo gjithmonë të mira me trajnerin portugez, publikoi një mesazh të thjeshtë në rrjetet sociale, që mori vëmendje të madhe. Casillas postoi në llogarinë e tij në “X” tre emoji kokoshkash, gjest që shumëkush e interpretoi si reagim ironik ndaj mundësisë së rikthimit të trajnerit portugez. Ky mesazh i ka kushtuar Casillas kritika të ashpra në rrjetet sociale nga një pjesë e tifozëve të Real Madridit, të cilët janë rreshtuar në mbështetje të Mourinhos dhe kundër ish-kapitenit të klubit. 🍿 🍿 🍿 — Iker Casillas (@IkerCasillas)...