Ravanelli, “leksione” Spallettit: Unë do t’i jepja besim Zhegrovës, lojtar me personalitet

Ravanelli, “leksione” Spallettit: Unë do t’i jepja besim Zhegrovës, lojtar me personalitet

28 Prill 2026 14:35 Alfred Lleshi Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, foli për disa lojtarë, duke nisur nga Jonathan David: “Po, sezoni i tij është negativ. Ka shënuar disa gola, por nuk besoj se është lojtar për të fituar Champions-in apo tituj. Në 30 vitet e fundit të historisë së Juventusit është e vështirë të gjesh sulmues që nuk kanë qenë vendimtarë. David e ka paguar shumë hapin e madh. Një gjë është Lille, në një kampionat me më pak presion, tjetër është të bësh diferencën te Juventusi. Në Torino pesha e fanellës është më e rëndë, duhet personalitet i madh”. Më tej ai komentoi edhe për Edon Zhegrova dhe Loïs Openda: “Zhegrova ka shumë më tepër personalitet...