Rasti Balogun si precedent i rrezikshëm, Anglia apelon kartonin e kuq të Quansah
7 Korrik 2026 8:37 Alfred Lleshi Rasti i Folarin Balogun mund të krijojë një precedent të rëndësishëm. Pas anulimit nga FIFA të pezullimit të sulmuesit amerikan, Federata Angleze po shqyrton mundësinë të apelojë edhe kartonin e kuq të Jarrel Quansah, i ndëshkuar në minutën e 54-t në fitoren ndaj Meksikës. Sipas ESPN, Anglia synon ta ketë mbrojtësin në çerekfinalen ndaj Norvegjisë. Ndërkohë, sipas një hetimi të “Bild”, anulimi i pezullimit të Balogun erdhi pas një fushate intensive lobimi nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump. Vetë Trump pranoi se kishte biseduar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino: “Po, e bëra. Kërkova vetëm një rishqyrtim të vendimit. Nuk i thashë çfarë të bënte. Vendimin e mori komisioni. Ishte një vendim brilant. Nuk ishte faull, por përplasje...
Burimi:
telesport.al