Rashford e ka të qartë të adhmen; patjetër Barcelonën dhe askënd tjetër
Marcus Rashford, autor i golit të dytë në fitoren e madhe ndaj Getafe, nuk konsideron asnjë të ardhme tjetër profesionale përveçse të luajë te Barcelona sezonin e ardhshëm. Edhe pse ka kontratë me Manchester United deri më 2028, planet e tij nuk përfshijnë rikthimin atje, por qëndrimin në “Camp Nou”, ku beson se stili i Barçës i përshtatet më shumë. Sulmuesi anglez mendon se po i justifikon pritshmëritë me statistikat e tij: ka marrë pjesë në 26 gola në 2.333 minuta lojë, me 13 gola, 11 asistime dhe 2 penallti të fituara. Kjo do të thotë një kontribut çdo 89 minuta, shifër që nuk arrihet as te Barça, as te Real Madridi apo Atlético Madridi. Rashford është i bindur se do të qëndrojë. Më herët...
Burimi:
telesport.al