Raporti i UEFA-s dhe “Nielsen”: Futbolli në Shqipëri sporti më i praktikuar dhe më i ndjekur
Adriatik BALLA Shqiptarët janë shumë të dhënë pas futbollit. Pothuajse të gjithë fëmijët shqiptarë e aplikojnë këtë sport dhe kjo ka tërhequr vëmendjen edhe në mediat e huaja. Kërkimi i realizuar nga “UEFA Groë Market Research”, bërë nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen. Studimi evidenton një rritje të ndjeshme të interesit për futbollin në vend gjatë viteve të fundit. Nëse në vitin 2016, 65% e shqiptarëve deklaronin se ndiqnin futbollin, sot kjo shifër ka arritur në 78%, duke e renditur Shqipërinë në krye të Europës për interesin ndaj këtij sporti dhe dukshëm mbi mesataren europiane prej 48%. Futbolli mbetet sporti më i ndjekur si nga meshkujt ashtu edhe nga vajzat. Interesi i meshkujve arrin në 91%, ndërsa ai i vajzave është rritur ndjeshëm...
Burimi:
sot.com.al