Pushimet tre minutëshe në secilën pjesë, Klopp del kundër: Futbolli po mbahet peng nga ata që rrijnë ulur në zyra

Pushimet tre minutëshe në secilën pjesë, Klopp del kundër: Futbolli po mbahet peng nga ata që rrijnë ulur në zyra

13 Qershor 2026 20:38 Telesport Jurgen Klopp, tashmë në rolin e komentatorit për ndeshjet e Botërorit në DAZN, ka dalë kundër risisë së këtij edicioni, që janë pushimet tre mintuëshe në secilën nga dy pjesët. Gjermani ka kritikuar FIFA-n se në këtë mënyrë pengon rrjedhshmërinë e lojës dhe të ndeshjes, sipas tij e gjithë kjo vjen për arsye komerciale. “Futbolli po mbahet peng nga drejtuesit që ulen në zyra me ajër të kondicionuar. Ata i paraqesin këto pushime tre minutëshe si një mburojë për mirëqenien e lojtarëve, një shpatë fisnike kundër nxehtësisë. Në realitet, nuk është gjë tjetër veçse një përfitim i radhës për sponsorët. Një ndeshje e Kupës së Botës duhet të rrjedhë si një lumë. Në vend të kësaj, ne po ndërtojmë diga...