PSG rikthehet te fitorja dhe fillon shkëputjen. Atletico Madrid ka harruar të fitojë në kampionat (video)
PSG është rikthyer te fitorja në Ligue 1, pas humbjes 1-2 në fundjavë ndaj Lyon. Sot, parizienët kanë mposhtur 3-0 Nantes, në “Parc des Princes”, në ndeshjen e prapambetur. Dopietë e Khvicha Kvaratskhelia, një gol nga penalltia dhe goi i shënuar nga Desire Doue, vulosën fitoren 3-0 për PSG-në. Pas kësaj fitoreje, ekipi i drejtuar nga Luis Enrique kryeson renditjen me 66 pikë, 4 pikë më shumë se Lens i vendit të dytë. Në La Liga, Atletico Madrid ka pësuar humbjen e katërt rresht. “Colchoneros” janë mposhtur 3-2 nga Elche, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të. Nico Gonzalez kaloi Atletico-n në avantazh që në minutën e 10-të, vendasit përmbysin shifrat me golat e Affengruber 19′ dhe Andre Silva 33′. Portugezi shënoi nga pika...
Burimi:
telesport.al