PSG nuk fal në shtëpi, bën detyrën ndaj Metz dhe merr kryesimin pas “dhuratës” nga Monaco (video)

PSG nuk fal në shtëpi, bën detyrën ndaj Metz dhe merr kryesimin pas “dhuratës” nga Monaco (video)

21 Shkurt 2026 23:02 Telesport Pas humbjes 3-1 ndaj Rennes fundjavën e kaluar, PSG është rikthyer te fitorja në Ligue 1, pasi mundi 2-0 Metz, në sfidën e luajtur në “Parc des Princes”, e vlefshme për javën e 23-të. Parizienët shënuan dy herë në pjesën e parë. Fillimisht me Desire Doue që në minutën e tretë dhe në shtesën e pjesës së parë, dyfishoi shifrat Bradley Barcola, pas asistit të Goncalo Ramos. Në minutën e 77-të ishte radha e Goncalo Ramos për të gjetur golin. PSG fiton 3-0 dhe rimerr kreun me 54 pikë, dy pikë më shumë se ndjekësit më i afërt Lens, i cili u mposht sot më herët në shtëpi 2-3 nga Monaco. SHIKOGOLAT