PSG me përmbysje të madhe në Principatë, por humb Dembele-në. Doue, lojtar klasi. Çfarë shpërdorimi nga Monaco  (video)

PSG me përmbysje të madhe në Principatë, por humb Dembele-në. Doue, lojtar klasi. Çfarë shpërdorimi nga Monaco (video)

PSG ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-3 në transfertën ndaj Monaco, në ndeshjen e parë për play-offin në Champions League. Edhe pse e nisi shumë keq takimin dhe në disavantazh të dyfishtë, kampioni në fuqi i Europës bëri përmbysjen e madhe. Klubi nga Principata zuri në befasi mbrojtjen e PSG-së që në aksionin e parë, ku pas krosimit të Aleksandr Golovin, ishte Folarin Balogun që dërgoi me kokë topin në rrjetë, në minutën e 1-rë. Në minutën e 18-të, Monaco sërish zë në befasi mbrojtjen e PSG-së dhe Balogun dyfishon shifrat pas asistit të Maghnes Akliouche. Në minutën e 22-të, PSG fiton penallti pas një faulli brenda në zonë nga mbrojtësi i Monaco, Faes. Godet Vitinha, pret Kohn, portieri i Monaco. Në minutën...