PSG, kujdes nga milionat saudite! Ofertë marramendëse për Dembélé, pas Botërorit
28 Janar 2026 12:36 Alfred Lleshi “Saudi Pro League” po planifikon një goditje spektakolare për verën 2026. Bëhet fjalë për Ousmane Dembélé, fitues i “Topit të Artë”. Sipas “Sky Sports UK”, figura të larta të kampionatit saudit kanë nisur “sondazhet” për ta marrë 28-vjeçarin nga PSG, pas Botërorit. Po përgatitet një ofertë shumë e madhe për ta joshur Dembélé, por sipas përfaqësuesve të tij, francezi nuk do të shpërqendrohet nga paratë dhe është i fokusuar në sezonin me Luis Enrique. Objektivi i tij është të fitojë Champions League dhe Ligue 1 sërish, më pas të shkëlqejë në Botëror me Francën. Me dy vite e gjysmë kontratë të mbetur, PSG është gati për rinovimin e marrëveshjes, por presidenti Nasser Al-Khelaifi ka theksuar këtë javë se çdo...
Burimi:
telesport.al