PSG kërkon hakmarrje ndaj Chelsea, flet drejtori sportiv: Këtë herë do të jetë ndryshe….
27 Shkurt 2026 14:19 Alfred Lleshi Rruga drejt Budapestit ka nisur, PSG, fituesi në fuqi i Champions League, synon sërish finalen e 30 majit në kryeqytetin hungarez. Për të vazhduar ëndrrën europiane, parizienët duhet të kalojnë pengesa shumë të forta. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique eliminoi Monaco në “play off”, pas dy ndeshjeve të vështira, të ndikuara edhe nga dy kartonë të kuq për kundërshtarët. Ky kualifikim ngriti disa pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e ekipit kryeqytetas. Shorti i Nyonit, i hedhur nga Ivan Rakitić, i vendosi përballë Chelsea në 1/8 finale, një duel me shije të veçantë pas humbjes 3-0 të PSG në finalen e fundit të Botërorit të Klubeve. “Blutë”, të drejtuar nga Liam Rosenior, do ta luajnë ndeshjen e kthimit në “Stamford Bridge”....
Burimi:
telesport.al