PSG drejt vendimit drastik për Barcola. Anësori rrezikon të mbetet jashtë skuadrës për sezonin e ri
28 Korrik 2026 20:31 Telesport Pas refuzimit të Bradley Barcola për të rinovuar kontratën aktuale, e cila skadon në qershor të vitit 2028, marrëdhënia mes tij dhe drejtuesve të klubit parizien është në krizë. Vetë lojtari është i pakënaqur me minutat e pakta që ka marrë në dispozicion nga Luis Enrique dhe kërkon largimin. Në anën tjetër, PSG ka vendosur shifrën 170 milionë euro si kusht për largimin e sulmuesit anësor. Deri tani ka pasur interes konkret nga Liverpool për Barcola, por shifra e vendosur nga PSG është shumë larg ofertës së të kuqve. Marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është aq e tensionuar saqë drejtuesit e kampionit në fuqi të Europës po shqyrtojnë madje një qëndrim veçanërisht të ashpër nëse negociatat për shitjen e tij...
Burimi:
telesport.al