PSG-BAYERN/ Vendasit marrin lojën në dorë, Joao Neves realizon golin e përmbysjes
PSG pret në Paris Bayern Munchen në gjysmëfinalen e parë të Champions League këtë sezon. Kampionët në fuqi të Europës, Paris Saint-Germain, vazhdojnë të duken të papërmbajtshëm edhe këtë sezon në UEFA Champions League. Parizienët kanë kaluar me lehtësi tre raundet e fundit me eliminim direkt, duke siguruar një vend në gjysmëfinale për të tretin sezon radhazi. Forma e tyre është mbresëlënëse, me tetë fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, përfshirë triumfin 3-0 ndaj Angers që i afroi edhe më shumë me titullin në Ligue 1. Me kampionatin vendas pothuajse të siguruar, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique mund të përqendrohet plotësisht te Champions League. Një fitore në këtë ndeshje do t’i jepte trajnerit spanjoll suksesin e 50-të në këtë kompeticion...
Burimi:
sot.com.al