PSG-Bayern, mbyllet pjesa e parë. Spektakël në Paris, 5 gola të shënuar (video)

PSG-Bayern, mbyllet pjesa e parë. Spektakël në Paris, 5 gola të shënuar (video)

Ashtu siç edhe pritej, gjysmëfinalja e parë mes PSG-së dhe Bayern-it po dhuron spektakël të vërtetë. Në 45-minutat e para në “Parc des Princes” janë shënuar 5 gola. PSG udhëheq 3-2. Bavarezët kaluan të parët në avantazh, falë një penalltie në minutën e 17-të, të shndërruar në gol nga Harry Kane. Pas një faulli brenda në zonë të Willian Pacho ndaj Luis Diaz, arbitri nuk pati as dyshimin më të vogël dhe drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet i zakonshmi Harry Kane, topi përfundon në rrjetë. Një minutë më pas, Michael Olise pati shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por nuk u tregua i saktë. Kundërpërgjigjja e parizienve ishte e shpejtë, ku pas një aksioni të gjatë, asistit të Desire Doue...