Provë titulli në Shkodër, Elbasani sfidon Vllazninë pas polemikave

Provë titulli në Shkodër, Elbasani sfidon Vllazninë pas polemikave

Elbasani duket se e ka lënë pas zhgënjimin e humbjes në Kupë ndaj Partizanit, edhe pse polemikat për gjykimin vazhduan për dy ditë me radhë pas përfundimit të takimit. Në kampin verdheblu është bërë e qartë se kjo çështje duhet të mbyllet për momentin dhe energjia e skuadrës të kanalizohet plotësisht te kampionati. Përballja e radhës konsiderohet ndër më të rëndësishmet e sezonit, pasi të dielën Elbasani luan në transfertë ndaj kryesuesve të Vllaznisë, në një ndeshje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për titull. OBJEKTIVI – Takimi në Shkodër përbën një moment kyç në rrugëtimin e sezonit. Diferenca aktuale me Vllazninë është vetëm tri pikë, çka e mban plotësisht të hapur luftën për vendin e parë. Megjithatë, një humbje do ta çonte distancën...