“Protagonist nuk jam unë, por lojtarët”; Kompany zbulon formulën për ta eliminuar Real Madridin
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli me ish-lojtarin e Liverpool-it, Steven Gerrard, për “TNT Sports”, pas ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Real Madridit, ku bavarezët fituan 2-1. Ai shfaqi kënaqësi për fitoren, edhe pse kualifikimi nuk është ende i garantuar, teksa zbuloi filozofinë e tij pas rezultateve. Kompany beson në lirinë e lojtarëve në fushë, edhe nëse kjo kërkon durim dhe përpjekje të mëdha: “Ka momente që i shijon dhe të tjera që janë të tmerrshme. Unë përpiqem të mos jem protagonisti; protagonistët janë lojtarët. Kur mundem, iu jap një këshillë të vogël, diçka që ndoshta unë do ta bëja kur luaja. Në momentin e duhur i ndihmoj me vendime që mund t’i marr vetë”. Trajneri e konsideron lojën primare të lojtarëve dhe fokusin...
Burimi:
telesport.al